Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për “Zërin” ka deklaruar se Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën. Sipas tij, fqinjin verior ka filluar ta pengojë pothuajse kudo prania jonë
“Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga këto vende nuk ka qenë asnjëherë problem për liberalizmin e vizave apo kusht i vënë. Përkundrazi, përmbushja e kritereve të brendshme për Kosovën është kushti evropian”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për “Zërin”.
Hoxhaj më tej ka thënë se së fundmi ka marrë përkrahje edhe nga vendet e Vishegradit për proceset eurointegruese të Kosovës.
Ndërkohë, ka vlerësuar se Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën dhe, ashtu si ai ka deklaruar, atë ka filluar ta pengojë pothuajse kudo prania e saj.
Zëri: Pas kësaj reagoi homologu juaj serb, Ivica Daçiq. Sa do të jenë pengesë për inkuadrimin në BE këto raporte me Serbinë?
Hoxhaj: Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën. Dhe fqinjin tonë verior ka filluar ta pengojë pothuajse kudo prania e Kosovës. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë dhe durojnë praninë tonë në pjesë të ndryshme të botës qoftë në vizita bilaterale apo edhe në konferenca multilaterale. Prandaj, sa herë që ministri i Jashtëm serb do të bëjë përpjekje ta dëmtojë interesin shtetëror të Kosovës, ne do ta mbrojmë atë me vendosmëri të duhur. Por edhe si ministër i Jashtëm i Kosovës në situata të tilla unë e prezantoj një qëndrim parimor që është interesi i shtetit dhe jo pikëpamje personale. Për mua është me rëndësi se si Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet ndërshtetërore, ndërsa nuk është qëllimi im çfarë raportesh personale kam me Ivica Daçiqin.