Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e drejtuesve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me nga katër vjet e gjysmë burgim.
Hoxhaj ka thënë se sot është me mendje e me zemër me Gucatin dhe Haradinajm, duke thënë se lufta e UÇK-së përball Serbisë ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Me mendje dhe me zemër jam sot tek luftëtarët e lirisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Lufta e UÇK-së përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush! Bashkëndiej me familjen Haradinaj dhe Gucati, uroj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
