Pak orë pas publikimit të një artikulli të gjatë në të përditshmen vjeneze, Die Presse, për gjoja krijimin e një unioni ballkanik si alternativë e anëtarësimit kolektiv të vendeve, ka reaguar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ai ka thënë se “kjo ide është sa e vjetër aq e paqëndrueshme dhe kundër çfarëdo investimi disa dekadash që është bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i anëtarësuar në familjen evropiane”.
Hoxhaj në një reagim për këtë ide ka thënë “Zgjerimi i BE-së me shtetet e reja nga Ballkani Perëndimor është e vetmja alternativë Jo Unionit të Ballkanit Perëndimor (Jugosllavia)”.
Në artikullin e gjatë, gazeta shkruante për idenë e Unionit Ballkanik.
“Për këtë shkak është i nevojshëm propozimi për raporte të reja midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke ofruar: Ju krijoni brenda dhjetë vjetësh Unionin Ballkanik sipas modelit identik të BE-së – duke hequr kufijtë, me treg unik me të katër liritë themelore, politikën e përbashkët energjetike, politikën e përbashkët telekomunikuese, komunikacionin, që të gjitha bashkë me të drejtat qytetare”,