Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj tha se Kosova nuk përzihet ne punët e brendshme të Maqedonisë, por se interesohet për të ardhmen e Maqedonisë pasi siç tha kjo është edhe në interes të Kosovës, për ta parë një Maqedoni perëndimore dhe euroatlantike, transmeton Gazeta Express
“Ne në jetën tonë individuale dhe kolektive kemi ambicie të reja, kështu e kam kuptuar hartimin e kësaj platforme e cila është prodhim i vet faktorit politik shqiptarë. Por në kohën në të cilën ne jetojmë natyrisht që kërkesat bazike që gjuha shqiptare të jetë zyrtare është një domosdoshmëri e pandalshme po kjo i takon faktorit shqiptare në Maqedoni që ta përcaktoj”, u shpreh Enver Hoxhaj, Ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Hoxhaj foli edhe në kontestin rajonal me çka tha se Serbia ka një qasje që nuk është në favor të Paqes.“Kush është kërcënues më shumë I paqes në rajon? Mund të them se Serbia iu është kthyer disa hartave të vjetra mentale të cilat vërtet nuk janë në favor të paqes”, shtoi ai, në një intervist të dhënë për TV21, transmeton Gazeta Express.
Hoxhaj përmendi disa provokime si të Serbisë që ka bërë ndaj Kosovës si ai me murin në Mitrovicë, trenin me mbishkrimet Kosova është Serbi, pastaj keq përdorimin e Interpolit për arrestimin e kosovarëve./Gazeta Express/.
Më posht e keni linkun e plot të intervistës: