Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Kosova e palëkundur në orientimin pro evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj pro evropian dhe pro euroatlantik.

Ministri Hoxhaj duke folur në Komisionin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit (MSA), ka theksuar se në këtë kohë rajoni i Ballkanit dhe pjesë tjera të Bashkimit Evropian (BE), po ballafaqohen me sfida serioze politike dhe rezistencë të mirëfilltë ndaj vlerave evropiane, por Kosova, sipas tij, nuk e ka këtë problem.

“Sot dua të ofroj para jush një pasqyrë të përgjithshme që ndërlidhet me zbatimin e reformave të brendshme, sa i takon MSA-së. MSA-ja ka mundësuar një dialog të strukturuar. Vitin e kaluar kemi pas një takimi të Këshillit për MSA-në, të udhëhequr nga Mustafa dhe Mogherini. Ndërsa, takimi i sotëm po ndodh 6 muaj pas. Deri më tani ne kemi funksionalizuar edhe strukturat shtetërore për zbatimin e MSA-së. MSA-ja nuk është asgjë tjetër, veçse një kornizë për politikën, ekonominë dhe shoqërinë. Në vendet e tjera të rajonit jemi dukë parë një zbehje të standardeve demokratike. Kosova në këto 6 muajt e fundit ka shënuar një përmirësim të standardeve demokratike”, ka shtuar Hoxhaj, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë Hoxhaj ka folur për liberalizimin e vizave, ku tha se qeveria ka përqendruar tërë kapacitetin politik për ta arritur një koncensus për miratimin e demarkacionit në mënyrë që qytetarêt e Kosovës të lëvizin pa viza.

Kryediplomati kosovar ka rikujtuar se Kosova ka pasur volum të madh kushtesh për liberalizim të vizave në krahasim me vendet e tjera.

Hoxhaj ka theksuar se në kuadër të përafrimit të politikës, Kosova dëshiron që të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse eveopiane duke dërguar pjesëtarë të FSK-së apo të Policisë në misione për menaxhim krizash të BE-së.

Ai ka shprehur shqetësimin që ende Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, të cilat tha se nuk kanë as arsye të brendshme e as të jashtme për mosnjohje.

Ai gjithashtu tha se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është akt provokues dhe i papërgjegjshëm i Serbisë në raport më Kosovën.

“Dua t’i ftoj vendet e BE-së që të mos bien pre e Serbisë, duke i ndaluar liderët e Kosovës, përmes flet-arresteve të rrejshme”, tha Hoxhaj.

Exit mobile version