Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar përgjigje nga Hungaria se pse kanë votuar kundër Kosovës në Komitetin e Ministrave për ta futur Kosovën në rend dite për votim për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur në këtë pikë për të mbështetur politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.
“Vota e Hungarisë në Këshill të Evropës kundër Kosovës është politikisht dhe moralisht e gabuar”.
“A do të ketë miku im ministri i jashtëm Péter Szijjártó një shpjegim se si ndodhi kjo?”, ka shkruar tutje Hoxhaj.