9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe dialogun

Zëvendëskryeminisri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Berlin për të diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë vizitë, Hoxhaj ka takuar këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Merkel, Jan Hecker, të cilit i ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Duke theksuar se Gjermania mbetet partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, Hoxhaj ka shpjeguar rëndësinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës. Potencoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe tani mbetet tek Bashkimi Evropian t’i kryejë punët e veta.

“Kënaqësi ta takoj përsëri këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të kancelares Merkel, Dr. Jan Hecker, në Berlin. Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës. Diskutim i mirë për liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img