Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj kërkon koordinim të shtuar të Qeverisë për raportin e BE-së për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës ka kërkuar koordinim të shtuar të kabinetit qeveritar ne lidhje me raportin e BE-së për Kosovën, dy javë para bërjes publike të tij.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij për mungesë të koordinimit të duhur në mes të dikastereve të qeverisë sa i përket inputeve që i janë dërguar Bashkimit Evropian para publikimit të raportit për Kosovën.

Hoxhaj tha se qeveria duhet ta marrë shume seriozisht çdo koordinim, qoftë edhe për detajet me të vogla teknike të cilat në të kaluarën kanë ndikuar në vlerësim negativ për Kosovën.

Ky propozim i Hoxhajt është përkrahur nga kryeministri Haradinaj, i cili ka paralajmëruar pikë te veçantë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë për t’i adresuar edhe detajet më të vogla që ndikojnë në përmbajtjen e këtij raporti.

 

Exit mobile version