Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Javë fatale për Kosovën, Asociacioni u pranua pa njohje, pa anëtarësim në NATO e OKB

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti se në Bruksel ka pranuar Asociacionin që është autonomi dhe pa njohjen e ndërsjellë dhe pa ulëse në OKB. 

“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm tha se është koha që Qeveria të marrë përgjegjësi politike dhe jetë transparente, duke kërkuar që të publikojë çdo gjë çka është pranuar.

“Por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!”, tha ai.

Exit mobile version