0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Vizitën normale të Thaçit s’mund ta shesësh si gjendje lufte

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka deklaruar se nuk ka nevojë që Serbia të reagojë me alarme të rrejshme kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e viziton liqenin e Ujmanit.

Hoxhaj tha se presidenti dhe secili qytetar tjetër i Kosovës mund ta vizitojnë secilën pjesë të vendit sa herë që dëshirojnë.

“Kur presidenti Thaçi viziton liqenin e bukur të Ujmanit dhe flet me qytetarët e Kosovës, s’ka nevojë për mbireagime të Serbisë përmes alarmeve të rrejshme. Presidenti dhe qytetarët mund ta vizitojnë secilën pjesë të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj, duke reaguar ndaj alarmit që Serbia shpërndau përmes mediave të kontrolluara nga presidenti serb, me qëllim për të krijuar trazira.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vizitoi sot liqenin e Ujmanit, në ditën e protestës kundër tij, të organizuar nga Vetëvendosje. Vizita e tij në Ujman ka shkaktuar reagime të ashpra.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar dërgimin e një note proteste në NATO për shkak të vizitës së Thaçit në Ujman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img