Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është rikthyer sërish me deklarata ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas anulimit të vizitës së tij.
Hoxhaj e ka akuzuar Vuçiqin se po i manipulon serbët për qëllime politike të tij dhe ai nuk e ka përkrahje e tij.
“Vucic po vazhdon me logjikën e vjetër të manipulimit të qytetarëve serbë të Kosovës për qëllime të veta politike dhe të fushatës zgjedhore të tij. Fillimisht e ka keqintepretuar vullnetin e mirë të Kosovës për ti lejuar vizitën disa orëshe në Kosovë duke u sjellë si viktimë ndërsa sot ka nxitur individë për të provokuar kinse janë penguar të marrin pjesë në tubime zgjedhore. Por kjo fletë për dicka tjetër që Vucic po përpiqet ta fsheh mungesën e përkrahjes së serbëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.