0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj i reagon ministrit ukrainas Kuleba: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij në Serbi, Marko Gjuriqin.

Ish-ministri kosovar, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social X, i ka reaguar ministrit ukrainas duke i thënë se “është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia”.

“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet.”, është reagimi i Hoxhajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img