Ai nëpërmjet dy postimeve në llogarinë e tij në twitter ka shprehur kënaqësinë, por edhe zhgënjimin njëkohësisht.
“U kënaqur me votimin në favor të raportit për liberalizim të vizave nga komiteti LIBE i Parlamentit Evropian”, ka shkruar Hoxhaj, raporton lajmi.net.

“Falënderim për Tanja Fajon dhe anëtarët e tjerë për mbështetje”.
Ndërkohë me një status tjetër në këtë rrjet sociale, Hoxhaj shprehe dhe zhgënjimin e tij.
“Gjithashtu i zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga LIBE për dhënien e mandatit për fillim të negociatave”, deklaroi Hoxhaj.

“Shumë mbetet që të adresohen javët që vijnë”.
Komentet e ministrit Hoxhaj vijnë pasi Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian votoi raportin për Kosovën të raportueses Tanja Fajon, por kushtëzoi që liberalizimi I vizave për Kosovën të mos shkojë në Parlamentin Evropian, para se Prishtina zyrtare të përmbushë të gjitha kushtet.
E një prej këtyre kushteve është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.