7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Fuqitë e mëdha evropiane janë të interesuara që të gjendet një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Andi Hoxhaj, profesor në Britaninë e Madhe, ka thënë se fuqitë e mëdha evropiane janë të interesuara që të gjendet një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nuk janë të interesuara për një konflikt tjetër.

Në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vizitën dy ditore të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Hoxhaj ka thënë se kërkesat e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë janë një kushte për të testuar nëse ka vullnet politik për të vazhduar para apo ajo.

“Në radhë të parë duhet të gjykojmë kompleksitetin ku ndodhemi në këtë fundjavë. Javën që shkoi në Serbi u shpallën zgjedhjet e ardhshme dhe kjo ka për ta ngadalësuar diskutimin. Me zgjedhjet në Serbi dhe procesi si do të vazhdojë në javët e ardhshme duket se do të ketë një ngrirje tjetër sa i përket këtyre zhvillimeve. Është një trysni aktualisht që të gjendet një zgjidhje, diçka paraprakisht. Problemi qëndron që këto punë nuk zgjidhen me një trysni të jashtëzakonshme në një kohë kaq të shkurtër kur edhe dialogun e kemi të ngrirë totalisht. Fuqitë e mëdha evropiane janë të interesuara që të gjendet një zgjidhje në mes dy vendeve për shkak të kushteve në të cilat jemi, lufta në Ukrainë, konflikti Izrael-Palestinë, dhe këto fuqi nuk duan që të ketë një konflikt tjetër ashtu siç ndodhi në veri”, tha ai.

“Këto më shumë janë për të provuar nëse ka vullnet politik apo jo. Fuqitë e mëdha aktualisht nuk është se kanë një besim të mjaftueshëm qoftë te institucionet dhe lidershipi politik i Kosovës apo edhe i Serbisë. Dhe këto kushte paraprake që janë vendosur janë për të testuar nëse ka vullnet të plotë politik për ta çuar përpara apo jo. Ky është një test, nëse ky test do pranohet dhe do ta shohim se ka një vullnet atëherë mundet ta çlirojë që të kemi njohjen de facto por edhe integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet euroatlantike”, shtoi Hoxhaj.

Ai konsideron se ka një urgjencë për faktin se siç thotë Hoxhaj ky diskutim duhet të mbyllet dhe të shkojë drejt njohjes së dy shteteve.

“Ka një urgjencë për faktin sepse shikohet si konflikt.. dhe ky si diskutim duhet të mbyllet dhe të shkojë drejt njohjes së dy shteteve dhe prandaj është ky presion dhe urgjencë. Problemi është që ka shumë parakushte që palët i vendosin që të shkojnë drejt qëllimit të tyre”, tha më tej ai.

Ndryshe, Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Emisari i BE-së vjen në Prishtinë rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Para atyre takimeve, pesë emisarët perëndimorë në krye me Lajçakun vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor, ku ua prezantuan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, për të cilin thonë se është model modern evropian, por përmbajtja e të cilit nuk është bërë e ditur deri më sot.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit, ndërsa presidenti serb Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de fakto të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img