Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar raportin e fundit nga Parlamenti Evropian, i cili kërkom nga Këshilli i Europës të njohë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar mbrëmë raportin për adresimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit. Në raport deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.
Ish-ministri Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e përshëndetë vullnetin e Paralementit Europian për të pranuar se qytetarët tanë meritojnë liberalizim vizash.
“E përshëndes vullentin e Paralementit Europian për të pranuar se qytetarët tanë meritojnë liberalizim vizash! Qasja bllokuese e disa shteteve anëtare është joparimore dhe një antitezë kundër vetë BE-së dhe jo vetëm kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ky raport është miratuar me 531 vota për, 48 kundër dhe 117 abstenime.