Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë pirë sot bashkë kafen e mëngjesit.
Ata po marrin pjesë në Samitin për Demokraci, i cili po mbahet në Kopenhagë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj e ka postuar foton e përbashkët.
“Një kafe mëngjesi në Kopenhagë me mikun dhe kolegun tim Avdullah Hoti, para fillimit të ditës së dytë të Samitit për Demokraci!”, ka shkruar Hoxhaj.