-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Dr. Rexhep Boja u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën.

Ai tutje ka thënë se Dr. Rexhep Boja është një shembull i rrallë.

I nderuar që isha pjesë e Konferencës Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame. Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën! Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve!” – ka shkruar Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj ka thënë se Boja u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islame.

Kjo u bë nga një figur karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili poashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat. Duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islame! Duke e njohur dhe vlerësuar kontributin e tij për shumë dekada, emri i tij është në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë!” – ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img