0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve edhe duke qenë në opozitë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ai së bashku me partinë e tij do të punojnë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re.

Hoxhaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka falënderuar  qytetarët për besimin e dhënë që ai të jetë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani. Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img