2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Disfata e politikës së jashtme është e matshme, asnjë njohje për katër vjet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në katër vjetët e fundit ekzekutivi i drejtuar nga LVV-ja nuk ka siguruar ndonjë njohje të re.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka theksuar se po bën vizita të shumta, dhe i ka vizituar ato shtete që e kanë njohur Kosovën, sipas tij, kjo mund të ketë efekte.

“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”

“Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqësisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka thënë Hoxhaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img