Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Dialogu me Serbinë nuk është kredibil, s’ka kushte për një fazë të dytë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është më kredibil për shkak të mos zbatimit të marrëveshje.

Ai në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se ndërtimi i murit në Mitrovicë është zhvillimi më i dëmshëm që ka ndodh para fillimit të bisedimeve. Hoxhaj vlerëson se kjo situatë e bën të pamundur që procesi i bisedimeve të kalojë në fazën e dytë ku do të bisedohej për njohje reciproke.

Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Demarkacioni me Malin e Zi nuk ratifikohet më së largu brenda dy muajve të parë të të vitit 2017, atëherë nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët as gatë këtij viti.

Diplomati kosovarë ka thënë se tashmë një shtet ka marr vendim për njohje të Kosovës.

Ministri Hoxhaj duke folur për situatën brenda Bashkimit Evropian dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, është shprehur se BE nuk është sfiduar asnjëherë më shumë që nga themelimi i saj se në këto vitet e fundit.

Megjithatë, sipas tij e ardhmja e Kosovës në BE është e sigurt, por  siç ka thënë Hoxhaj kur një dite vendi ynë do bëhet pjesë e Evropës, BE-ja nuk do jetë ajo që është sot.

Lajmi.net: Si ishte viti 2016 për Kosovën në aspektin e Politikes së Jashtme?

Hoxhaj: Fillimisht më lejoni të ju falënderoj për këtë mundësi që të bashkëbisedojmë për të arriturat dhe sfidat e politikës së jashtme të Kosovës. Marrë në tërësi, viti 2016 ka qenë një vit i suksesshëm i politikës së jashtme të Kosovës. Mirëpo, të arriturat në politikën e jashtme varen nga rrethanat e jashtme ndërkombëtare dhe nga kontesti i brendshëmvendor i Kosovës. Duhet pranuar që konteksti i brendshëm jostabil në Kosovë, konteksti  i jashtëm, si dhe ndryshimet e mëdha politike në BE, në Evropë Lindore, Lindje të Mesme dhe nëbotë i kanë sfiduar pritjet e politikës së jashtme. Sido që të jetë, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare sikurse UEFA, FIFA, Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Konventën e Apostiles, si dhe kemi marrë dy njohje të rëndësishme në gjeografi të ndryshme:Suriname në Amerikën Latine dhe Singapori në Azi, njëra ndër ekonomitë më të zhvilluara të botës. Kemi bërë edhe një progres të madh sa i takon të ardhmes evropiane, meqë ka hyrë në fuqi MSA për Kosovën dhe kemi mbajtur takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim. Poashtu, është nënshkruar marrëveshja kornizë me BE-në për të pasur qasje në programet e BE-së, diçka çfarë kemi kërkuar nga viti 2009 dhe ku Kosova mund të përfitojë në fushën e ndërmarrësisë, arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit. Kemi hapur një kapitull te ri te bashkëpunimit me NATO-në, pas letrës së Sekretarit të Përgjithshëm në nëntor, kapitull që do tashkruajmë gradualisht gjatë viteve të ardhshme.

Lajmi.net: Mos anëtarësimi në UNECO dhe Këshillin e Evropës janë vlerësuar si dështime të mëdha në aspektin ndërkombëtar. A pajtoheni me këtë konstatim?

Hoxhaj:Politika e jashtme nuk matet me numra dhe as me momente të veçanta të suksesit apo të ngecjeve. Në politikë të jashtme duhet të këtë qëllime afatshkurta si dhe pritje afatgjata. Është me rendësi që të këtë vazhdimësi, koordinim dhe koherencë, gjë që po ndodhë. Jam i mendimit se duhet të kuptohet në thelb, qasja jonë në raport me organizatat ndërkombëtare. UNESCO ishte vetëm një episod, ku Kosova kishte mbështetjen e botës demokratike porshtetet autoritare dhe Serbia penguan anëtarësimin e saj.Fushata raciste e Serbisë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka qenë gjëja më e shëmtuar dhe ka treguar fytyrën e vërtetë tësaj. Mirëpo, do t’i rikthehemi UNSECO-së si temë dhe si qëllim politik. Në Këshill të Evropës ende nuk kemi aplikuar dhe po i analizojmë rrethanat dhe mundësitë. Poashtu, dihet se cilat janë përfitimet që mund t’i kemi nga ky anëtarësim sepse ne duam që të promovojmë një politikë të jashtme që i përmbush kërkesat dhe nevojat e brendshme të shtetit dhe të shoqërisë. Kosova deri me tani është anëtarësuar në 50 organizata ndërkombëtare, dhe personalisht kam mbikëqyrur dhe udhëhequr pjesën më tëmadhe te këtyre anëtarësimeve. Ne nuk aplikojmë në çdo organizatë vetëm sa për të aplikuar. Zakonisht aplikojmë pas analizave të hollësishme për përfitimet dhe dobitë e mundshme dhe peshës të secilës organizatë individualisht.

Lajmi.net: As viti 2016 nuk solli heqjen e vizave për Kosovën. Kush është fajtor sipas jush?

Hoxhaj:Është i papranueshëm mos-ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, i cili është kushti i fundit dhe i vetmi për liberalizimin e vizave dhe e cila marrëveshje ka të bëjë me kompletimin e sovranitetit të Kosovës. Përveç se do të përmbushim këtë kriter të fundit që të lëvizin qytetarët tanë pa viza në vendet Schengen, kjo marrëveshje do ta bënte Kosovën me një kufi ndërkombëtar, meqë kur do të ratifikohej nga të dyja vendet, Kosova dhe Mali i Zi do ta depononin në Sekretariatin e OKB-së si një marrëveshje ndërkombëtare. Sido që të jetë, meqë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën do të vendosëParlamenti Evropian në janar dhe shkurt të 2017 dhe këtu ende mendoj se kemi një mundësi. Prandaj, do të duhet të bëjmë edhe një përpjekje në janar për ta ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet ta harrojmë liberalizmin e vizave në vitin 2017, meqë është vit zgjedhor në vendet udhëheqëse të BE-së si Francë, Gjermani, Holandë dhe ka një lodhje nga politika e lëvizjes së lirë dhe nga migrimi brenda vetë BE-së.

Lajmi.net: Sa ka gjasa që Kosovës t’i hiqen vizat në vitin 2017?

Hoxhaj: Jam i mendimit se janari dhe shkurti janë mundësia dhe shansi i fundit për vitin e ardhshëm.Për më shumë, ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend ka të bëjë me atë sesa kapacitet shtetëror ka Kosova për t’u sjellë si shtet dhe përmbushur obligimet ndërkombëtare, meqë ratifikimi i kufijve është një nga obligimet e tilla. Për më shumë, ne nuk jemi në OKB dhe përmbyllja e shënimit të vijës kufitare do ishte një gjë e rëndësishme për subjektivitetin tonë ndërkombëtar. Për BE-në sa i takon vizave, ky është një kusht obligativ ligjor dhe vetëm ratifikimi në Kuvend pranohet si një përmbushje e këtij kushti. Në një plan më të gjerë, kjo ka të bëjë sesa ne mund të ecim përpara pasi ka dy tri tema, të cilat e kanë paralizuar jetën tonë politike dhe kjo nuk është mirë. Kosova nuk guxon që të mbetet në status quo dhe gjërat mos të lëvizin përpara, ne duhet vazhdimisht që të kemi një progres të pandalshëm dhe gradual.

Lajmi.net: Kosova po synon që formati i dialogut më Serbinë të ndryshojë. Si po planifikohet të jetë ky format dhe pse?

Hoxhaj: Kam qenë një përkrahës i idesë që pas kësaj faze të parë të dialogut teknik dhe politik duhet të kalojmë në një fazë të dytë, ku duhet të shihet mundësia që të bisedohet për tema dhe çështje, të cilat, do te mundësonin arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të ishte njohje reciproke dhe siguroj anëtarësimine Kosovës në OKB.  Mirëpo, sot procesi i dialogut nuk është kredibil për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve. Për më shumë, muri i ndërtuar rishtas në Mitrovice është zhvillimi më i dëmshëm që ka ndodhur pas fillimi të procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë. Kështu, nëkëtë kohë, procesi nuk ka kredibiltetpër të kaluar nëfazën e dytë.Duhet të presim kohë më të mirë. Kohët më të mira, kanë të bëjnë edhe me rrethanat ndërkombëtare, të cilat nuk janë të favorshme për të kaluar në një fazë të re të dialogut.

Lajmi.net: Cilat janë prioritet e Ministrisë së Jashtme për vitin 2017?

Hoxhaj: Mendoj se në vitin 2016 duhet të flas në fund të tij për atë se çfarë ka ndodhë. A ka mundur të bëhet më shumë dhe çfarë nuk është bërë? Kur je vendimmarrës në politikën e jashtme çdoherë pyet veten, jo vetëm rreth qëllimeve të cilat vendi i ndjek në arenën ndërkombëtare, por cilat janë mundësitë që ato të përmbushen? Cili është skenari më i mirë dhe cili është skenari më i keq? Nuk mund tëarrijëshumë politika e jashtme e një vendinëse nuk i mendon disa skenarë të mundshëm.Dhe këtu jo vetëm dija, analiza dhe përvoja porse edhe intuita ndihmon. Intuita dhe instinkti politik janë poashtu tërëndësishme në politikën e jashtme. Do tëflasimpër 2017 në vitin tjetër, por mund t’ju them që kemi bërënjë plan pune ambicioz dhe me qëllime të matshme. Një gjë mund t’ju them, se me vendosmëri, vullnet dhe dinamizëm do mundohemi t’i jetësojmë prioritet e politikës së jashtme të Kosovës.

Lajmi.net: A mund të pritet ndonjë njohje për Kosovën në fillim të vitit të ri?

Hoxhaj: Është një vend, i cili veçse e ka marr vendimin për njohje. Kur e shpallë ky shtet vendimin e tij sovran për ta njohur pavarësinë tonë, i takon atij dhe jo mua. Do këtë lajme të mira.

Lajmi.net: Nëse arrihet numri i njohjeve prej 130, ashtu siç ju keni deklaruar në mënyrë që të sigurohen votat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, cilat organizata do të jenë prioritet për t’u anëtarësuar gjatë vitit 2017?

Hoxhaj: Numri 130 njohje ka të bëjë me atë që ne duam që 2/3 të shteteve anëtare të OKB-sëta njohin Kosovën dhe me këtë grup të shteteve të kemi marrëdhënie diplomatike. Ky është një lloj numri kritik, meqë Kosova do tëkishte vota të mjaftueshme për t’u bërë anëtaree çdo organizate ndërkombëtare kudo që ne do të aplikojmë. Ku dhe kur do të aplikojmë për anëtarësim do mbetet njëfshehtësi shtetërore. Politika e jashtme nuk mund të krahasohet me një garë sportive ndërkombëtare, ku çdo gjë shihet në televizion. Në politikë të jashtme ndodhin edhe gjëra të cilat nuk shihen meqë duhet ta ruajmë dhe mbrojmë interesin shtetëror. Ne do t’i mobilizonim kundërshtarët e Kosovës nëse që tash flasim se ku dhe pse do të aplikojmë në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Lajmi.net: Bashkimi Evropian është duke u përballur me probleme të brendshme. Kjo sipas shumë analistëve mund  të ketë probleme për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. A rrezikohet e ardhmja europiane e Kosovës nga kjo?

Hoxhaj: Asnjëherë nga themelimi i saj BE-ja nuk është sfiduar më shumë sesa këto dy-tri vitet e fundit. Ajo është sfiduar nga brenda, për shkak të krizës financiare, krizës institucionale, krizës politike dhe nuk ka rritje ekomomike dhe ekonomia evropiane nuk mund te konkurrojë shumë me të tjerët në botë. Nga brenda, BE-ja është sfiduar së fundi nga vendimi i britanikeve për të lëshuar atë, një ngjarje e cila do ta formësojë shumë të ardhmen e BE-së. Porse ajo është kërcënuar nga jashtë sikurse ngjarjet në Ukrainë dhe ndërhyrja ruse kudo në Evropën Qendrore. Gjithashtu, kriza e refugjatëve dhe migrimi i tyre drejt BE-së ka ndryshuar shumë kontekstin e brendshëm evropian, gjë që i ka shërbyer paraqitjes së partive dhe lëvizjeve populiste, të cilat e kundërshtojnë projektin evropian.Personalisht jam i sigurt në të ardhmen evropiane të Kosovës, por kur një dite vendi ynë do bëhet pjesë e Evropës, BE-ja nuk do jetë ajo që është sot. Ne duam të lëvizim më shpejt drejt BE-së, por ajo çka mund të presim nga BE në 2017 është shpejtësi dhe dinamikë të re sa i takon asaj vetë dhe anëtarësimeve të reja. Prandaj, duhet të fokusohemi në zhvillimet e brendshme në Kosovë, reforma dhe rritje ekonomike. Të presim si të tjerët në Ballkan dhe Evropë kohë më të mira.Është një kohë e pasigurt dhe plot sfida para nesh, por ne duhet ta ndërtojmë projektin evropian këtu në Kosovë para se të bëhemi pjesë e bashkësisë politike dhe ekonomike të BE-së.

 Lajmi.net: Kur sipas jush Kosova mund të nisë negociatat për anëtarësim?

Hoxhaj: Hapja e negociatave është një hap i largët për Kosovën dhe fillimisht duhet ta zbatojmë MSA-në, gjë që është fokusi jonë në vitin 2017. Pas kësaj vijnë faza të tjera dhe na pret shumë punë.

Exit mobile version