1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Demarkacioni si kusht për vizat ekziston nga viti 2012

Shumëkush mendon se Bashkimi Europian demarkacionin e ka vënë si kusht për liberalizimin e vizave vetëm në vitin 2016 dhe se më parë një kusht i tillë nuk ekzistonte, por këtë e ka demantuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se një kriter i tillë për vizat ekziston qysh para pesë vjetëve.

 

“Çështja e mosratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi është një temë që e ka bllokuar Kuvendin dhe e cila ka të bëjë më mënyrë direkte me liberalizimin e vizave. Është një kriter që ekziston prej vitit 2012 në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Është absurde nëse dikush pretendon që në 2016 papritur është shfaqur. Sikur që ndodh që njerëzit nuk i lexojnë dokumente me kohë. Nëse ne nuk tregojmë kapacitet shtetëror, qoftë qeveria, qoftë partitë, apo deputetët, atëherë shtrohet pyetja; çfarë po bëjmë?”.

“Përtej liberalizmit të vizave është edhe një rrafsh tjetër; në këto nëntë vjet kemi ndërtuar një shtet hap pas hapi, por ne nuk jemi anëtarë të OKB-së dhe demarkimi i kufiri do ta shndërronte këtë kufi (kufirin me Malin e Zi) në kufi ndërkombëtar dhe fakti që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, mjerisht ky është kusht për liberalizim vizave. Mund ta debatojmë a është i drejtë, apo jo ky kusht. Por ne si politikan duhet të marrim përgjegjësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img