0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj bën homazhe në Krushë: Këtu janë themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Krushë të Madhe të Rahovecit në 22 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe.

Ai nga atje tha se në këtë vend dhe në të gjitha vendet tjera ku janë kryer masakra janë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se është detyrë e qeverisë dhe shtetit të Kosovës që të bëjë betejën e fundit derisa të gjendet të gjithë ata që janë të zhdukur.

“Bëmë nderim para dëshmorëve, para martirëve, por edhe para të pagjeturve në Krushë, një vend i cili është epiqendër e sakrificës tonë dhe një vend i cili tregon se sa e gjatë, e vështirë dhe se sa i madh ka qenë çmimi jonë për liri”.

“Këto ditë të marsit janë ditë ku çdo familjar i dëshmorëve, i heronjve, i martirëve, i të pagjeturve, por edhe çdo qytetar i Kosovës dhe çdo shqiptar që jeton në Ballkan i ka ditët më të vështira të përjetimit të cilat na rikthejnë neve në sakrificën të cilën sakrificë e ka bërë populli shqiptar që të jetë i lirë, i pavarur”.

“Krusha sikurse edhe shumë vende të tjera ku janë ushtruar masakra në Kosovë, janë themelet e lirisë tonë, janë themelet e pavarësisë tonë dhe janë themelet e fitores tonë edhe morale edhe politike. Por, meqë këtu ka edhe më tutje të pagjetur është detyrë e qeverisë së Kosovës, është detyrë e shtetit të Kosovës që ta bëjë betejën e fundit derisa të gjendet i pagjeturi i fundit. Mbi këtë mesazh duhet ta kuptojmë jo vetëm kush kemi qenë, çfarë sakrifice kemi bërë, por edhe kah po shkojmë si vend i lirë dhe si shtet i pavarur”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img