4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: BE s’ka treguar vullnet politik në tri vitet e fundit për ta mbështetur Kosovën

Zëvendëskryetari i PDK-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se  Bashkimi Evropian nuk ka treguar vullnet politik për Kosovën, krahas mosvullnetit politik nga radhët e partive parlamentare në Kuvend për ratifikimin e demarkacionit.

Këto deklarata ai i ka dhënë sot gjatë një konference për media.

“Mungesa e vullneti politik vendor për ratifikimin e demarkacionit për irnoni po përcillet edhe me një mungesë të vullnetit nga BE, e cila në këto tri vitet e fundit nuk ka treguar edhe aq vullnet politik  për ta mbështetur Kosovën”, është shprehur Hoxhaj.

Duke folur për ratifikimin e demarkacionit, ai ka thënë se nëse në javën e ardhshme nuk ratifikohet demarkacioni, Kosova mund të humb shansit e fundit për liberalizim, pasi BE në vitin 2019 do të ketë zgjedhje të brendshme.

Hoxhaj ka ftuar që të ketë një koncensues nga të gjitha partitë parlamentare për ta votuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi.

“Është koha e fundit që javën e ardhshme të ratifikohet. Ftojmë gjithë spektrin politik që ta përkrahin marrëveshje. Nëse javën e ardhshme nuk e ratifikojmë demarkacionin mund ta humbim shansin e fundit për liberalizim pasi në vitin 2019 BE ka zgjedhje të brendshme”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë se dje është humbur një seancë i mirë që në vizitën e zyrtarëve të BE-së, Kosova ta ketë ratifikuar demarkacionin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img