Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj ka shkruar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, duke thënë se trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.

“Me pikëllim i themi lamtumirë Presidentit Martti Ahtisaari, një gjigant i diplomacisë dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqes. Ai do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë! Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Martti Ahtisaari, i cili u angazhua në zgjidhjen e statusit të Kosovës vdiq sot në moshën 86 vjeçare.

Exit mobile version