Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Administrata Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur besimin se kthimi i Donald Trump në presidencën e ShBA-së mund të çojë në rritjen e stabilitetit në Ballkan. Duke folur për A2CNN, Hoxhaj tha se një administratë e udhëhequr nga Trump do të sillte një qëndrim më proaktiv për çështjet e pazgjidhura rajonale.

“Besoj se rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Do të ketë një vazhdimësi dhe një vendosmëri për të shtyrë përpara disa çështje të pambyllura në Ballkan,” tha Hoxhaj për A2CNN.

Exit mobile version