-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj derisa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, iu është drejtuar gazetarëve me fjalët “A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?”, duke iu referuar kështu seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë që ende asnjë deputet nuk ka hyrë në sallën ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, e paraparë për orën 18:00.

Lëvizja Vetëvendosje pak para votimit për zgjedhjen e presidentit ka tërhequr propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.

Propozimi i partisë në pushtet dje në seancën e Kuvendit të Kosovës shkaktoi pakënaqësi të mëdha në radhët e opozitës, e cila kërkoi tërheqjen e tij, duke e quajtur shantazh nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

LDK-ja ka kushtëzuar heqjen e propozimit për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet me pjesëmarrje në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Lëvizja Vetëvendosje me ndryshimin e ligjit për zgjedhje dëshiron që t’iu mundësohet votimi diasporës në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse Vjosa Osmani nuk do të zgjidhet presidente, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img