1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha vazhdon lobimin për viza në Bruksel

Gjatë qëndrimit zyrtar në Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar euro deputetet Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, Monica Macovei, si dhe euro deputetin Asim Ademov me ç’rast ka cekur të arriturat, sfidat dhe pritjet e Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

 “Në takime të ndara me euro deputetë, kam prezantuar angazhimin tonë dhe kam argumentuar se kemi përmbushur të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kam theksuar se përkushtimi ynë për procesin integrues, nuk përfundon me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka theksuar Ministrja Hoxha, por ka shtuar ajo, përshpejtimin e procesit integrues dhe vlerat euro-atlantike.

Në takime të ndara, mikpritësit e Ministres Hoxha, Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, e para euro deputete franceze, ndërsa e dyta euro deputete austriake, ofruan gjithë mbështetjen e tyre për proceset jetike të Kosovës brenda Parlamentit Evropian.

Euro deputetët kanë ndikim të veçantë edhe nëpërmjet grupeve parlamentare që ju takojnë.

Në takim me Asim Ademov, euro deputet bullgar, anëtar i Komisionit për të drejtat civile, liri, drejtësi dhe çështjet e brendshme (LIBE), Ministrja Hoxha ka vënë në dukje të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, duke qenë e sigurt për sinjalin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Monica Macovei, euro deputete nga Rumania, anëtare e delegacionit për Zbatimin e MSA-së në Shqipëri, Komisionit LIBE, CPDE etj. ishte mikpritëse e takimit të Ministres Hoxha me euro deputetë e cila shprehu gatishmërinë e saj për përkrahjen e Kosovës për lëvizjen e lirë por edhe procesin integrues.

LIBE është komision i rëndësishëm i Parlamentit Evropian sepse mbulon të drejtat civile, lirinë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img