7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Snajperi me të cilin u ekzekutua Kastriot Reçi prodhim italian, u përdor dhe në luftën e Kosovës

“Kjo lloj arme nuk është e fiksuar sipër është prodhim italian. Kjo lloj arme është përdorur në luftën Kosovës dhe nuk ka rëndësi sa kushton kjo, por se kush e përdor atë. Vrasje e ngjashme e tillë është më 3 dhjetor të vitit 2000 është vrarë Ylli Haklaj në një distancë në 250 metra, me një të shtënë”.

Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion, lidhur me vrasjen e biznesmenit në Rrëshen. Snajperi është i markës Sabati, prodhim italian dhe kushton mbi 3 mijë euro. Sa i përket viktimës, gazetari investigativ thotë se prej kohësh ruhej dhe kishte lëvizje të pakta.

“Kastriot Reçi nuk dilte, deri para vitit të ri nuk dilte. Ky ka pas dhe vilën e vet që në një farë mënyre kontrollonte dhe nuk dilte. Shiko dhe këndin nga hyn ai aty është e mbuluar zona, ai ka rreth shoqëror dhe farefisnor shumë të madh dhe ruhej dhe e dinte shumë mirë që ishte objektiv goditje dhe mesa duket që ata që kanë bërë planin e dinin që nga afër nuk mund të afroheshin fare pasi mund të dëmtoheshin edhe vet. I gjithë cikli i vrasjeve, është vrarë Gasperi, vëllai i këtij në Romë dhe nuk e kanë gjetur dot italianët, i është vrarë nipi atij tjetrit në Belgjikë dhe nuk e kanë gjetur belgët. E kupton se në çfarë situate je, e ta gjejmë ne. Nuk është hakmarrje e thjeshtë ajo. I kishte tërhequr vëmendje policisë, por nuk ka çfarë i bën policia. E ka liruar prokurori herë tjetër, nuk i afrohej policia fare”, tha Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img