1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Shumë familje s’kanë qasje në e-Kosova për aplikim të librave, po shkelet Kushtetuta

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur në lidhje me aplikimin për librat shkollor.

Ajo u shpreh se shumë familje s’kanë qasje në e-Kosova për ta bërë aplikimin për libra.

“Mbi 150 mijë ishte dashtë të kenë qasje në sistem, mos të flasim për familjet që nuk kanë pajisje për me iu qasë e-Kosovës, që ka qenë problem edhe në kohën e pandemisë, 8 për qind e fëmijëve nuk e kanë vijuar mësimin fare në atë kohë për shkak të mungesës së familjes, mos të flasim që nuk kanë qasje në internet plot familje, që janë pra në kushte sociale të rënda dhe për familje”, u shpreh ajo.

Hoxha tutje tha se po shkelet Kushtetuta, e cila siç u shpreh ajo, ligji në fuqi për arsimin parauniversitar e obligon Ministrinë e Arsimit të sigurojë libra falas për nxënësit.

“Kushtetuta dhe ligji në fuqi për arsimin parauniversitar e obligon Ministrinë e Arsimit, është përgjegjëse për të siguruar libra falas për nxënësit në secilës shkollë”

“Shkelet Kushtetuta e cila garanton të drejtë arsimimi falas për çdo fëmijë në Kosovë, po flas për arsimimin parauniversitare, shkelet Ligji i edukimit parauniversitar, neni i cili flet që tekstet shkollore duhet të jenë falas, nënkupton që njerëzit nuk duhet t’i blejnë, ato janë falas sepse shërbehen falas nga subjekt i cili është përgjegjës për to”, u shpreh tutje ajo në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img