-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Shtetet që s’e kanë njohur Kosovën po na përkrahin për viza

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë sot pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrime Evropiane së bashku me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pas këtij takimi, Hoxha ka thënë se në zbatimin e kritereve të dala nga ERA1 më e suksesshmja ka qenë ministra e Drejtësisë dhe e ajo e Mirëqenies Sociale, shkruan lajmi.net.

Tutje, Hoxha ka thënë se për vendimin e komunitetit LIBE nuk presin befasi sepse edhe anëtarët që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën e përkrahin procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se nesër do të jetë në Bruksel ku në agjendën e takimit të LIBE-së do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ku pas kësaj do të jetë vendimi në Parlamenti Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img