Site icon PrishtinaPress

Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë – edhe Kurti është drejt asaj rruge

Analisti Ylli Hoxha thotë se Ibrahim Rugova kishte merita të jashtëzakonshme në krijimin e frymës properëndimore duke pasur parasysh përbërjen myslimane të popullsisë në Kosovë.

“Kjo nuk ka qenë e arritur e vogël duke pasur parasysh përbërjen fetare të vendit dhe tendencat e vazhdueshme të Serbisë për të na paraqitur si diçka tjetër”, tha ai në RTV Dukagjini.

Hoxha megjithatë thotë se nuk qëndron ajo se Rugova ishte për themelimin e ushtrisë së Kosovës në atë kohë.

“Natyra politike e tij ishte në kundërshtim me konfliktin dhe luftën dhe këtë ai e shprehte edhe publikisht. Ai ka qenë i angazhuar edhe në uljen e tensioneve të vogla apo protestat. Ai konsideronte se çfarëdo acarimi do t’i shërbente Serbisë për të bërë gjenocidin që Serbia edhe e bëri”.

Exit mobile version