“Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor.
Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se ky marsh më 2 prill do ta thërras popullin që të marshohet dinjitetetshëm që krerët e UÇK’së të mbështeten moralisht.
“Është një marsh për solidarizim dhe mbështetje morale për krerët e UCK në Hagë.
Është një element që mendoj që gjithsecili prej nesh ka emocione. UÇK si vlerë mbarëkombëtare, vet logoja e saj është dashtë me na mbajtë të bashkuar. Marshi atë ditë e thërret popullin, që të marshojmë dinjitetshëm për t’i mbështetur moralisht para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë”, tha Hoxha.