-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha ofron përkrahje të pa rezervë për pavarësinë e gjyqësorit

Prishtinë, 26 korrik – Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha priti në takim Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi.
Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetarin e Këshillit Gjyqësor për angazhimin dhe përkushtimin e tij institucional për një gjyqësor të pavarur, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj maksimal në realizimin e këtyre objektivave.
Z. Idrizi e njoftoi ministren Hoxha për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, ndërsa theksoi se mbetet hapësirë për përmirësimin e mëtejmë të gjendjes nëpërmjet koordinimit institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës.
Në kuadër të kësaj, ministrja Hoxha tha se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe në reformat dhe efikasitetin në trajtimin e lëndëve.
“Transparenca, efikasiteti, përgjegjshmëria, luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe parimi se askush nuk është mbi ligjin do të jetë udhërrëfyes gjatë tërë mandatit tim”, tha ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor, z. Idrizi vlerësuan gjatë takimit se nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit ndër institucional, institucionet e drejtësisë duhet të rrisin edhe më shumë transparencën, në mënyrë që qytetari si taksapagues të jetë i informuar dhe kërkues e monitorues i sistemit gjyqësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img