Ministrja Hoxha kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave nga McAllister, dhe ka theksuar se Kosova ka zbatuar rekomandimet për liberalizimin e vizave, duke zbatuar ato një nga një nga udhërrëfyesi për liberalizim, thuhet në njoftimin ministror.
Ministrja vlerësoi lartë angazhimin e McAllister si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi. Fushata e filluar rreth liberalizimit, theksoi Ministrja, ka hasur në mirëkuptim tek qytetarët, duke marrë informacionet e duhura për respektimin e procesit si dhe të mirat e lëvizjes së lirë.
Ministrja Hoxha kërkoi nga McAllister që të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Është radha e BE-së të kryej pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil – theksoi Ministrja në takim. /