Hoxhës Mazllam Mazllamit nga Prizreni i është bërë një dhuratë me rastin e pensionimit të tij.
Ai ka pranuar një veturë të tipit Mercedes, ndërsa i pranishëm në ceremoninë e pranimit të dhuratës ishte edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
“Hoxhës, humanistit dhe veteranit të UÇK-së, Mazllam Mazllamit nga Prizreni i bëhet dhuratë në Iftarin madhështor të pensionimit të tij një veturë. Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava ishte pjesëmarrës në këtë iftar ku edhe ngrehu mbulesën e veturës”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.