2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha, Lunacekut: Do t’i adresojmë rekomandimet e Raportit të progresit për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka takuar, Ulrike Lunaçek, nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian për Kosovën.
Vizita e Lunaçekut në Kosovë po zhvillohet pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, raport që evidenton hapat pozitiv të Kosovës por edhe kriteret që duhen përmbushur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave.
Forcimi i shtetit ligjor është kriteri i dytë, theksoi Ministrja Hoxha, dhe shprehu përkushtimin e  realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri. Këto, sipas saj, arrihen bashkërisht përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BE-së.
“Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, përfshin politikat kundër korrupsionit, reformës në drejtësi, sistemin e llogaridhënies, transparencës së funksionimit të institucioneve. Ne do t’i adresojmë këto rekomandime”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Ministrja më tej foli për ecurinë e rishikimit gjithëpërfshirës të legjislacionit, me theks të veçantë për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që prekin çështjet thelbësore të evidentuara në Raportin e Progresit.
Lunaçek potencoi se progresi i arritur duhet çuar përpara sepse rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme dhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe me sukses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img