-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Kurrë nuk ka pas më shumë milionera sesa sot në Kosovë

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për imazhin e Kosovës në botë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Ardian Hoxha i cili drejton disa biznese në vend mes tyre edhe American School of Kosova ka thënë se vendi ynë kurr nuk ka qenë më mirë pasi për më shumë se 20 vjet janë ndërtuar rrugë, shkolla, bizneset kanë investuar dhe janë rritur shumë duke krijuar vende të shumta punë por edhe shumë biznesmen janë bërë milionera.

“Në Kosovë nuk ka pasur kurr me shumë milionera, poashtu kurr më shumë se sot vendi ynë nuk ka pasur më shumë menaxhera të përgatitur, nuk ka pas kurr më shumë të punësuar dhe kjo është për shkak punës së madhe të sektorit privat por edhe punës për më shumë se 20 vjeqare të institucioneve të vendit.Ne nuk duhet që të gjitha meritatë të ja lëmë politikës e poashtu as fajin për dështimet. Sektori privat është motori i zhvillimit të një vendi sepse ky sektor i bënë presion pushteteve për t’i bërë progarmet e tyre duke i dëgjuar kërkesatë e tyre dhe më pas bërjen e tyre pjesë të programit qeverisës”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij sukseset në biznes dhe lidhjet që ai ka me botën i mundësojnë të jetoj dhe punoj kudo në botë megjithatë ka zgjedhur Kosovën për të jetuar dhe punuar sepse është vendi më i mirë.

 

“është realitet që kam mundësi të jetoj dhe punoj dhe jetoj kudo por kam zgjedhur Prishtinën sepse është vendi më i mirë. Ne si kompani jemi duke zgjeruar biznesin tonë tashmë edhe në Gjermani megjithatë bazën e punës dhe jetesës e kam dhe do ta kem në Kosovë”, ka thënë mes tjerash biznismeni Hoxha.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img