0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha kosovar flet për “Big Brother” e “Për’puthen”: Është marre me i përmend e haram

“Big Brother VIP” një nga formatet televizive që ka marrë vëmendjen e audiencës falë famës së protagonistëve që gjenden aty, sipas Hoxhë Labinot Maliqit, përveç që është haram që të shikohet, distancimi prej saj është obligim.

I njohur për një deklaratë të ngjashme edhe për emisionin “Për’puthen”, ai këtë të premte ka deklaruar se çfarëdo formati televiziv që ta humb kohën, është haram.

“Çdo gjë që nuk i kontribuon moralit, edukimit dhe zhvillimit, emancipimit, nuk janë të mirëpritura për t’u shikuar. Çdo emision që ta humbë kohën, edhe nëse nuk ka imoralitet në të, edhe nëse nuk ka çoroditje në të, fjalë të ndyta – por që mjafton që ta humbë ty kohën, është haram,” – është shprehur ai.

Sipas tij, një emision të formatit të “BBV” është e turpshme vetëm ta përmendësh e lëre më ta ndjekësh.

“Natyrisht që ato emisionet siç janë ‘Big Brother’, ato të tjerat që është marre me i përmend e lëre më që të diskutohet a me i shiku apo jo. Natyrisht që këto emisione përveç që janë haram që të shikohen, distancimi prej tyre është obligim, edhe për ata të moshës së rritur edhe për ata që janë të vegjël, sepse dëmet prej tyre veçse jemi duke i parë si shoqëri,” – tha Maliqi në ATV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img