1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Këshilli për Siguri kërkoi rritje të vigjilencës – kjo ndodhi, tash situata është normale

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ditë më parë kishte dalë me një komunikatë kur kanë nxjerr se vendi rrezikohet nga sulme nga grupet dhe individë nga jashtë.

E sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Valdet Hoxha, esenca e krejt kësaj ka qenë rritja e vigjilencës në vend, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se pas kalimit të festës së Pashkëve është kthyer normaliteti, është hequr orari i stërzgjatur për zyrtarët policorë, që ka thënë se janë afër nëntë mijë e që çdo herë janë të gatshëm për detyrë kur thërret puna.

“Këshilli i Sigurisë është këshilli që e mbledh kryeministri dhe thirren drejtuesit e mekanizmave të sigurisë. Ai këshillë thirret një herë në disa muaj, kryesisht një herë në tre muaj”, ka thënë Hoxha në “Ora e Fundit”.

“Këtë herë janë diskutuar temat që kanë ndodhur në muajt e fundit. Në këtë kohë patëm një plagosje të një prej zyrtarëve të ish-sistemit komunist – Azem Vllasit. Kjo mund të jetë diskutuar, pasi unë s’kam qenë prezent”, ka shtuar ai.

Sipas Hoxhës, esenca e komunikatës së Këshillit së Sigurisë ka qenë thirrja për vigjilencë ndaj mekanizmave të sigurisë.

“Policia e Kosovës ka njësit të veçantë që merret me vlerësimin e rrezikut. Thelbi i komunikatës ishte të rritet vigjilenca dhe kjo ndodhi”, ka theksuar më tej Hoxha.

“Pas raportimeve pati një shqetësim, por ne patëm një mesazh se garancitë tona, policia dhe mekanizmat tjerë janë më shumë se kurrë të përgatitur për të ofruar siguri më shumë se kurrë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë  sulm korrekt që kanë parandaluar.

“Në parim analiza e sigurisë bëhet jo vetëm brenda kufijve të vendit. Kështu policia ka bërë analiza rajonale dhe më të gjëra në kuptim të parandalimit”, ka pohuar Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img