3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Kemi shënuar progres në zbatimin e masave nga MSA

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosova po qëndron mirë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit  (MSA).

Ajo gjatë interpelancës të thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së, lidhur më zbatimin Programit  e Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ka thënë se trendi I zbatimit të MSA-së ka shënuar rritje nga viti në vit.

Ajo ka treguar që për tre mujorin e parë të vitit 2018 janë zbatuar 53.85 për qind e masave që dalin nga MSA, sipas saj ka përmirësim të dukshëm në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Përmirësim i dukshëm në krahasim me  tre mujorin e parë të vitit 2017, ku janë zbatuar 45.79 për qind. Pra nuk mund të themi se ka ngecje në zbatimin e MSA-së, pasi trendi është në rritje”, ka thënë Hoxha, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se viti 2017 ka qenë me shkallë më ta lartë të zbatimin të masave nga MSA në krahasim me vitin 2016.

Sipas saj në vitin 2017 janë zbatuar 62.05 për qind e masave, ndërsa në vitin  2016, 55.46 për qind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img