Site icon PrishtinaPress

Hoxha: Jemi në pritje të rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave.

“Kosova ka pasur udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave që nga viti 2012 dhe kemi pasur 95 kritere, më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Institucionet tona kanë treguar përkushtim dhe konsideroj se me ratifikimin e demarkacionit kemi përmbushur kushtet e dhëna. Po ashtu, kemi progres në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë e cila do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se Kosova e meriton një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Tani jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit Evropian i cili pres të jetë pozitiv duke marrë parasysh punën që kemi bërë dhe përmbushjen e kushteve të kërkuara. Pas rekomandimit pozitiv duhet të bëhet miratimi në PE dhe jam duke punuar intensivisht për ta marrë përkrahjen e të gjitha shteteve. Në funksion të kësaj ishte edhe vizita ime në Bruksel, ku takova sekretarin e shtetit për Migracion si dhe disa eurodeputetë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë dhe duhet ta kenë. Ne politikanët jemi në shërbim të qytetarëve dhe besoj se me punën dhe angazhimin e përbashkët dotëarrijmëprogresnërrugën drejt integrimit”, është shprehur ministrja Hoxha.

Exit mobile version