Site icon PrishtinaPress

Hoxha i VV-së e kritikon shtetin francez: Franca nuk e paguan detyrimin që ka ndaj NATO-s

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka komentuar veprimin e Serbisë për të paguar këstin e parë ndaj Francës për blerjen e avionëve luftarak “Rafale”.

Ai ka kritikuar shtetin francez për borxhi që ia ka NATO-s.

Sipas ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Serbia po paguan më shumë se 2% të buxhetit për avionët e blerë, kurse Franca nuk i paguan detyrimet që ka ndaj NATO.

“Për me ble avionë të NATO-s duke qenë kundër NATO-s, Serbia paguan më shumë se 2% të buxhetit të vet, gjë që Franca nuk e paguan si detyrim që e ka ndaj NATO-s. Gatishmëria që Serbia e ka për avionë të NATO-s shkon paralel me dëmin që Franca i sjell NATO-s duke i dhënë avionë lufte armikut të NATO-s dhe duke mos i dhënë kontributin NATO-s, organizatës ku bën pjesë. Tani mund ta kuptojmë deklaratën e Macronit para disa vitesh se NATO është në vdekje klinike “në kokën e tj””, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në “Facebook”.

Exit mobile version