Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, teksa po fliste i kërkoi analistit Sadri Ramabaja që të mos përdorë cilësime ofenduese.
Teksa deputetja Hoxha, po fliste për mesazhet e opozitës që përçohen në media, ajo tha se “kur Kurti sfidonte Amerikën shkova me bluzë me flamur të Amerikës në Kuvend”, por tha se në media nuk doli edhe deklarata e saj që ka dhënë për një tjetër çështje.
Më pas, Sadri Ramabaja, tha se deputetja Hoxha ka bërë sfilatë.
“Mënyra se si e bëri përshkimin e aksionit të saj me veshjen me flamur, sipas medimit të saj detaj i qëlluar, ajo sfilatë e juaja dhe…”, tha ai.
Këtu ndërhyri deputetja Hoxha, duke thënë “Mos më quaj mua sfilatë se sjam njeri i sfilatave”.
Ramabajës i reagoi edhe Zana Avdiu e cila tha “Jo, jo, gjuhë e papranueshme kur t’i drejtohet një gruaje”.
“Ju krijoni cilësime tuaja, thumbuese të panevojshme, duhet me qenë më korrekt, cilësime ofenduese nuk ka nevojë me pas”, i tha Hoxha-Ramabajës.
“Unë fola me mirësinë time se si e shoh si përcohen mesazhet nga kuvendi”, u shpreh më tej deputetja.