Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka diskutuar në “Pressing” lidhur me zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës, pas shkakrimit të Donjeta Sahatçiut dhe Ilirik Musliut.
Hoxha premtoi se kryetari Rama ka punësuar gruan e tij në komunë e madje ka edhe email të komunës.
“Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon aty. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta, e jo gruaja e Përparim Ramës”. – tha ajo.
Hoxha më tej ka deklaruar se Sahatçiu është anashkaluar në shumë projekte, duke u zëvendësuar me zonjën Rama.
Ajo deklaroi se është “është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama është kryetar”.
“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjirit që ish dasht me udhëheq Donjeta, bashkë me kryetarin, e udhëheq atë proces gruaja e tij, anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me udhëheq zonjës së z.Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por, si funksionon është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama ëshë kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president është kryetar i komunës”, deklaroi Hoxha.