Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar shkakrimin e Lirik Musliut nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Hoxha ka kritikuar Ramën për mënyrën e shkakrimit të Musliut duke thënë se “Ilirik Musliu paradite ka pi kafe me të, kanë komunikuar, pasdite s’ka pas mundësi me pas qasje në zyrën e tij”.
“As me i marrë senet e tij, e ka kuptuar në Facebook, mendoj që kjo qasje është e tmerrshme”, deklaroi më tej ajo në Pressing.
Kujtojmë se së fundi, kryetari Rama ka shkarkuar edhe Donjeta Sahatçiun nga posti i nënkryetares së komunës nën pretendimet se ka pasur “ngecje në fushën e digjitalizimit”.