“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi Ministrja Hoxha.
Po ashtu, Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.
Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngusht me të gjitha institucionet relevante.
Ne anën tjetër, Komisionari Hahn, falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së.