Site icon PrishtinaPress

Hovenieri për kamerat e policëve: Do ta përmirësojnë llogaridhënien e tyre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dorëzuar sot Policisë së Kosovës donancionin e vet të kamerave të trupit në vlerë prej 1.8 milion dollarësh.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që këto kamera do ta përmirësojnë llogaridhënien e policëve dhe do të dëshmojnë me paanshmëri për rastet.

“Sikurse tha drejtori i përgjithshëm, ato do ta rrisin besimin e publikut në polici, do të ofrojnë dëshmi të paanshme të ndërveprimeve të policisë dhe komuniteteve, si dhe do të përmirësojnë ndjeshëm llogaridhënien”.

“Kamerat e trupit tashmë janë pjesë standard e uniformës së një o polici në shumë juridiksione në ShBA sepse ato parandalojnë sjelljet e padëshirueshme dhe i bëjnë rrugët më të sigurta si për policët, ashtu edhe për publikun”.

Hovenieri u shpreh krenar që ShBA-ja e jep këtë donacion që shënon programin e parë të kamerave të trupit në Kosovë.

“Me krenari mund të themi se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një investim të madh prej më shumë se 1.8 milion dollarësh në këtë program që është programi i parë i kamerave të trupit në Kosovë”.

“Ky donacion është edhe një dëshmi e përkushtimit të përbashkët që kemi me policinë e Kosovës ndaj mbështetjes dhe ofrimit të shërbimeve transparente dhe llogaridhënëse për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Exit mobile version