7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier vlerëson FSK-në që i doli në ndihmë Turqisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vlerësuar gatishmërinë e kontingjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore për të ofruar ndihmë në Turqi.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ShBA-ja e ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare.

“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne i vlerësojmë ekipet e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar në operacionet në rajon. ShBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img