4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë veri të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë vizitës së fundit në Beograd foli për dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Hovenier tha se “ne i përcjellim shumë për së afërmi një varg gjëra që mund të jenë burim jo stabiliteti në rajon. Dhe natyrisht, shpesh kemi folur publikisht kur ishim të shqetësuar për dislokimin specifik ushtarak rreth zonës kufitare. Dhe kjo vazhdon të jetë diçka që ne e përcjellim nga afër. Por, do të thosha gjithashtu se një nga mënyrat si e shprehim se sa seriozisht e marrim këtë është përkushtimi ynë afatgjatë për sigurinë e Kosovës, që më së mirë shprehet përmes misionit të KFOR-it dhe pjesëmarrjes së ShBA-së në të”.

“Ne besojmë se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme në historinë e njerëzimit. Kjo është një deklaratë shumë, shumë e fortë, por unë qëndroj prapa saj. Dhe fakti që keni një mision të NATO-s në Kosovë, me përgjegjësi për të ofruar mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes është tregues, përkushtim shumë, shumë i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare i përkushtimit tonë ndaj sigurisë së Kosovës. Fakti që keni disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e këtij misioni në role drejtuese që e mbështesin këtë është tjetër pasqyrim se sa seriozisht e marrin Shtetet e Bashkuara këtë. Pra, unë ende fle mjaft rehat natën duke e ditur që NATO është atje, duke e ditur se ka ushtarë amerikanë në NATO dhe duke e ditur se ata janë të aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë që mund të shfaqet”, tha Hovenier për T7.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën që shkoi ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it

Sipas tij, disa nga anëtarët e NATO-s i mbijetuan sulmeve, por se kjo nuk mund të lejohet dhe ata që e kanë bërë duhet të dalin para drejtësisë.

“Pas incidentit të shtatorit kemi shtuar praninë tonë dhe kjo tregon se jemi gati të ruajmë paqen. Unë pres që të dyja palët të përmbahen nga përshkallëzimi. I thashë presidentit Vuçiq se grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit nuk do të ndihmonte”, ka thënë Stoltenberg në Beograd.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img