Konferenca për Integritetin e Informacionit organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, “Disicion”, ka mbledhur ekspertë të ndryshëm të fushës së teknologjisë, sigurisë kibernetike, mediave si dhe përfaqësues të qeverisë, për të diskutuar rreth sigurisë kibernetike, qasjes gjithëpërfshirëse dhe dezinformimit si kërcënim.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ka marrë pjesë në hapjen e kësaj konferenca tha se në Kosovë dita ditës po rritet dezinformimi.
Sipas tij, shteti që përfaqëson është i interesuar që të rritet siguria kibernetike dhe e informacionit.
“Dezinformimi në Kosovë është i vazhdueshëm dhe gjithnjë po rritet. Prandaj prioritet kryesore është rritja e sigurisë kibernetike dhe informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave”.
AnnaCarin Platon, shefe e Sektorit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian, kërcënimet kibernetike i ka quajtur sfidë globale, për këtë ka kërkuar edhe angazhimin e të gjithë në këtë luftë.
“Kërcënimi i sigurisë kombëtare është sfidë globale dhe kërkon që ne të punojmë së bashku. Këto kërcënime kibernetike janë rritur dhe po rrezikojnë që të qojnë edhe në eskalim konflikti mes shteteve”.
“Reformat vendore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare janë të domosdoshme për ta adresuar këtë çështje në Ballkanin Perëndimor. Është me rendësi që të ketë mekanizma që të mbikëqyr sigurinë kibernetike”.
Në temën “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”, edicioni i 5-të do të fokusohet kryesisht në kornizën ligjore të Kosovës për sigurinë kibernetike dhe dezinformimin si kërcënim kibernetik nga një perspektivë globale.
Gjithë gjithë ditës do të mbahen panele të diskutimit në lidhje me këtë çështje. Pjesëmarrës në konferencë është edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti.